Schulz: E ardhmja e Ballkanit është në BE
Intervista

Schulz: E ardhmja e Ballkanit është në BE

23.Mar.2013 09:27
0
Presidenti i Parlementit të BE-së Martin Schulz, në një intervistë për DW thotë se procesi i zgjerimit të BE nuk duhet të mbetet peng i mosmarrveshjeve bilaterale.
DW: Si mund të ulen tenisonet mes vendeve fqinje (Bullgaria dhe veçanërisht Greqia), në mënyrë që të kalohet bllokada e Maqedonisë drejt BE? Martin Schulz: Më lëni ritheksoj se Parlamenti Europian ka bërë vazhdimisht thirrje Maqedonisë dhe Greqisë për të çuar përpara bisedimet në lidhje me çështjen e emrit. Parliamenti ka mbështetur gjithashtu edhe Kombet e Bashkuara, në rolin e mediatorit për të gjetur një kompromis. Unë pres përgjegjësi nga lidershipi politik i të dy vendeve. Doja të theksoja rëndësinë e shmangies së deklaratave dhe gjesteve kundërshtuese, sepse mund të kenë një impakt negativ në marrdhëniet e fqinjësisë së mirë. Procesi i zgjerimit nuk duhet të mbetet peng i mosmarrveshjeve bilaterale. Sa e rëndësishëme është perspektiva europiane për bashkjetesën etnike në këtë vend Ballkanik? Bashkjetesa paqësore e njerëzve me etni të ndryshme është esenciale, sepse në këtë mënyrë ata mund të jetojnë, punojnë, të rrisin fëmijët e tyre dhe të realizojnë ëndërrat pa pasur frikë se mund tu ndodhë diçka. Fqinjësia e mirë është me mjaft rëndësi në Ballkanin Perëndimor, ku 20 vite më parë kanë ndodhur luftra të përgjakshme. Rajoni duhet të varrosë fantazmat e së shkuarës dhe të shohë përpara. E ardhmja është në Bashkimin Europian. Sipas organizatave ndërkombëtare, si përshembull ROG, liria e shtypit në Maqedoni është në rënie. Cila janë reformat që duhet të ndërmerren në këtë fushë? Liria e shprehjes është një nga vlerat themelore të BE-së. Unë u shqetësova kur u përdor froca nda tyre. Ka një plan për të përmirësuar situatën e meidave nga Instituti i Medias dhe Shoqata e Gazetarëve. DIsa nga qëllimet e planet janë arritur tashmë. Sidoqoftë gazetarët thonë se tani janë duke u përballur me padi civile. Një tjetër problem është edhe transparenca për buxhetet që përdoren për fushata publicitare dhe reklamat në tregun mediatik. Mund të dështojë procesi i pranimit për Maqedoninë? Një shprehje thotë: "Është shumë e vështirë të bësh parashikime, veçanërisht për të ardhmen." Por unë jam optimist. Kam bindjen se vendi do t'i bashkohet një ditë BE-së. Por topi është në fushën e vendit tuaj. Bashkimi Europian i ka bërë të qarta kriteret e pranimit për anëtarët e rinj: demokraci, sundimi i ligjit, respekt për minoritetet, funksionimi i tregut, janë disa nga elementet. Pra përveç çështjes së emrit, vendi duhet të punojë edhe në drejtime të tjera. Qeveria duhet të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sistemi i drjetësisë dhe administrate duhet të forcohen. Të drejtat civile duhet të repsktohen. Sa mund të ndikojë kriza aktuale në BE tek procesi i zgjerimit? Nuk do të isha i sinqertë nëse do të thoja se nuk ka asnjë problem me zgjerimin në disa vende anëtare. BE-ja ak bërë përpjekje të mëdha për të integruar vendet nga Europa Qendore dhe Lindore, që u bashkuan në vitin 2004 dhe 2007. BE së fundmi ka preznatuar Traktatin e Lisbonës, që ka sjellë disa ndryshime në arkitekturën institucionale të bashkësisë, por që fatkeqësisht në praktikë nuk ka funksionuar. Dhe sigurisht ne përballemi me krizën e borxheve, që duhet të mbahet nën kontroll, në të kundërt rrezikon të shkatërrojë Bashkimin Europian. Prandaj në këtë kontekst nuk duhet të çuditemi nëse prioriteti i BE nuk është zgjerimi në këtë moment. Bashkimi Europian ka nevojë për një periudhë konsolidimi. Por antarësimi i Kroacisë këtë vit tregon se BE është e angazhuar drejt zgjerimit edhe në kohë të vështira. Asnjë prej vendeve nga Ballkani Perëndimor nuk do t'i mbyllet dera.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/schulz.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Olivier: Ulësja në OKB, pas marrëveshjes me Serbinë
Enver Sahiti botoi librin Futbolli – sistemet dhe taktika
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration