Scholes: Mourinho po e turpëron klubin, nuk e di si shpëtoi pa u shkarkuar në fundjavë
Sport

Scholes: Mourinho po e turpëron klubin, nuk e di si shpëtoi pa u shkarkuar në fundjavë

11.Sep.2018 09:09
0

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, po i turpëron gjigantët e Ligës Premier, sipas legjendës së klubit Paul Scholes, i cili është i befasuar nga klubi që po e mban ish-shefin e Chelsea.

Pozita e Mourinhos në United është duke u shqyrtuar, pas një fillimi të keq të ‘Djajve të Kuq’ këtë edicion.

Shihet një tensioni i dukshëm mes portugezit dhe Paul Pogbas.

United u përball me Valencian në Ligën e Kampioneve të martën dhe barazuar pa gola.

“Unë mendoj se është një situatë e keqe. Jam i habitur që ai mbijetoi pas së shtunës [kur United humbi 3-1 ndaj West Ham], ishte kaq e keqe, qëndrimi, performanca”, ka thënë Scholes për BT Sport.

“Ai po vjen në konferencat e shtypit vazhdimisht dhe merret me lojtarët dhe njerëzit tjerë, por nuk e marr përsipër atë që atij i takon”.

“Unë mendoj se goja e tij është jashtë kontrollit dhe ai e turpëron klubin”, ka thënë Scholes.

United është në vendin e dhjetë në Ligën Premier me nëntë pikë pas Manchester Cityt dhe Liverpoolit. 

Daçiq tregon si do të veprojë Serbia në rast të ndonjë sulmi në veri
Theresa May duke vallëzuar hyn në konferencën e partisë konservatore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration