Samsung prezanton dy modele në treg, përformancat dhe çmimet e tyre
Shkencë dhe teknologji

Samsung prezanton dy modele në treg, përformancat dhe çmimet e tyre

13.Feb.2020 09:24
0

Është bërë e ditur se Samsung ka prezantuar në San Francisco celularin e ri të palosshëm , i quajtur Galaxy Z Flip.

Po ashtu, smartfoni i ri me madhësi 6.7-inch, bëhet sa gjysma e madhësisë kur paloset dhe është i pajisur dhe më një ekran të vogël drejtkëndor, i cili të njofton për thirrjet dhe mesazhet.

Kësaj radhe Galaxy Z Flip vjen me tre ngjyra, rozë, i zi dhe gold, dhe në tre variante të cilat përcaktojnë.

Kështu, smartfoni 6.2-inch S20 kushton 999.99 dollarë, 6.7 inch S20+ që fillon nga 1199.99 dollarë dhe ai 6.9-inch S20 Ultra që ka si çmim fillestar 1399.99 dollarë.

“Ky nuk është një smartfon i zakonshëm. Ai ndryshon gjithçka” deklaroi shefja e marketingut të Samsung për Britaninë e Madhe, Rebecca Hirst ndërsa prezantonte telefonin e ri.

Image result for Galaxy Z Flip.

 

Nga ana tjetër, kompania jugkoreane teknologjike, Samsung, ka prezantuar telefonin më të ri Galaxy S20.

Thuhet se ky model fundit ofron tri opsione: S20, S20+ dhe S20 Ultra, që ka fituar vëmendjen e të gjithë atyre personave të apasionuar pas markës.

Por, ajo çfarë po cilësohet si revolucion teknologjik është kamera e avancuar, që në gjuhën e teknologjisë informative përdoret si “zoom in” (afrim).

 

Image result for Galaxy galaxy 20

Gjithashtu duhet theksuar se zyrtarë të kësaj kompanie pretendojnë se prodhimi i këtij  telefoni ka sjellë inovacione të shumta, e ndër to është edhe zoom in x100 që ndihmon dallimin e gjësendeve të ndryshme që janë larg dhe nuk mund të afrohen për t’i parë më mirë.

Çmimi  i cili është etiketuar ndaj modelit standard fillon nga një mijë dollar.

Gattuso: Duhet ta respektojmë çdo kundërshtar si Interin
“Shqipëria e madhe” në hartën e vitit 1688
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration