Salah optimist: Na dalin 4 fitore për të fituar titullin
Sport

Salah optimist: Na dalin 4 fitore për të fituar titullin

15.Apr.2019 06:11
0

Mohamed Salah shënoi një gol të mrekullueshëm ndaj Chelsea dhe tashmë kërkon që Liverpuli të fitojë 4 ndeshjet e mbetura në kampionat, për të fituar titullin në Premier Ligë.

The Reds u rikthyen në krye duke mposhtur Chelsea 2-0, por Manchester City ka një ndeshje më pak dhe në dy ndeshjet e ardhshme pret Tottenham dhe viziton Manchester United.

Nëse Liverpool fiton deri në fund, i duhet patjetër një gabim nga City dhe Salahështë i bindur se ai do të vijë.

"Për mendimin tim, po", tha Salah për Sky Sports, i pyetur nëse mjaftojnë 4 fitore për të dalë kampion.

"Duhet të përqendrohemi te ndeshjet tona dhe të shpresojmë që City do të lëshojë pikë. E ndoqa me vëmendje rezultatin e ndeshjes së City ndaj Crystal Palace, e dija që fituan, ndaj ishte një shtysë më shumë për të mposhtur Chelsea".

Salah ka shënuar sa Aguero, por këtë sezon nuk e kanë vlerësuar aq shumë sa vjet. Egjiptiani është i kënaqur për këtë gjë:

"Skuadrat e tjera vendosin 2-3 lojtarë pranë meje dhe jam i lumtur që kjo gjë krijon hapësira për Mane dhe Firmino, të dy po zhvillojnë një sezon madhështor. Nuk ankohem, jam i lumtur me fitoren dhe titulli ka rëndësi për mua, asgjë tjetër".

Liverpool do të përballet me Cardiff dhe Newcastle jashtë fushe, si dhe do të presë Huddersfield dheWolverhapton, deri në mbyllje të kampionatit.

Revista australiane: Shqipëria ndër vendet më të mira për të kaluar verën
Gara për Champions, Interi i përgjigjet Milanit e Romës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration