“Rrugët e Besimit”, kantier restaurimi në xhaminë Mbret në Berat
Kulturë

“Rrugët e Besimit”, kantier restaurimi në xhaminë Mbret në Berat

13.May.2019 17:51
0

TIRANË, 13 maj/MEDIAL/- Xhamia Mbret ose Xhamia e Sulltanit, një nga xhamitë kryesore të qytetit të Beratit, ndodhet në qendër të qytetit si pjesë e një kompleksi arkitekturor ku veç saj janë dhe teqeja e Helvetive me gjithë konakët, si dhe ajo e Sheh Qerimit.


Në kuadër të programit të Ministrisë së Kulturës “Rrugët e Besimit”, Xhamia Mbret, Berat po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese, të financuara nga Agjencia Turke për Zhvillim (TIKA) dhe e mbikëqyrur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.


Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me disa fotografi nga kantieri i restaurimit të kësaj xhamie.
“Mirëmëngjes dhe me këto foto nga kantieri i restaurimit të xhamisë Mbret në Berat, pjesë e programit “Rrugët e Besimit” që mundëson restaurimin e objekteve të Kultit si pjesë e zhvillimit të Turizmit Kulturor, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.


Xhamia Mbret është një nga objektet e kultit islam më të rëndësishëm në qytetin e Beratit dhe monument kulture i kategorisë I e shpallur që në vitin 1948. Ajo është pjesë e kompleksit të Qendrës Islamike dhe është ndërtuar nga Sulltan Bajaziti II në fund të shekullit XV.
Projekti i restaurimit është hartuar në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe parashikon restaurimin e plotë të xhamisë.

Shqiptarët më optimistët në rajon për të ardhmen e fëmijëve
Botohet libri “Maqedonia nga antikiteti deri te koha jonë” nga Jusuf Buxhovi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration