Rrugës së rrezikshme malore për t’u shkolluar
Kulturë

Rrugës së rrezikshme malore për t’u shkolluar

16.Sep.2018 21:09
0

Aurela dhe Melesa Feta, nxënëse të klasës së tretë nga Penuha e Podujevës, bëjnë çdo ditë nga 30 minuta këmbë për të ndjekur mësimet në fshatin Buricë.

Këto 9-vjeçare nuk e kanë pasur fatin të kenë shkollë në fshatin e tyre. Si rrjedhojë e kësaj, janë të detyruara të ecin malit për të vijuar shkollimin.

Rreziku më i madh për to dhe 40 nxënës të tjerë të Penuhës shfaqet gjatë stinës së dimrit, kur shpeshherë gjatë rrugës u shfaqen qen, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dëshira më e madhe për këta nxënës është ndërtimi i një shkolle në fshatin e tyre. Aktualisht zgjidhje të domosdoshme e shohin rregullimin e rrugës dhe sigurimin e transportit për në fshatin fqinj.

“Unë dhe vajza e axhës, Aurela, në ora 08:15 nisemi për në shkollë, kurse në ora 09:00 e fillojmë mësimin. Çdoherë udhëtojmë këmbë. Bëhemi bashkë edhe me fëmijët e tjerë dhe nisemi për në shkollë, sepse kur jemi më pak frikësohemi ”, thotë Melesa.

Rruga përmes malit

Rreth 30 minuta deri në fshatin Buricë i bën çdo ditë edhe Elina Zhdrella, nxënëse e klasës së shtatë. Ajo tregon se në raste të rralla, kur prindi i saj ka mundësi, e dërgon me veturë, por në shumicën e herëve ajo duhet të shkojë në këmbë.

Me veturë nga Penuha në Buricë bëjnë disa minuta, sepse duhet të kalohen disa fshatra. Kjo, meqë rruga përmes malit është e pakalueshme për vetura.

“Me shku me veturë duhet me u sillë rreth e rreth, sepse këndej kah shkojmë këmbë është problem pasi rruga është shumë e keqe e nuk del kerri. Jemi të detyruar të shkojmë këmbë, sepse nuk kemi tjetër zgjidhje. Dimrit frikësohemi shumë, sepse shpesh na dalin qen”, rrëfen Zhdrella./ KultPlus.com

Fushatë në Maqedoni për njohjen në Kushtetutë si “shqiptarë” e jo si “bashkësia etnike mbi 20%”
Pija magjike me përbërës natyral që shëron pagjumësinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration