Rruga e pazakontë e yllit të Torontos, Pascal Siakam
Sport

Rruga e pazakontë e yllit të Torontos, Pascal Siakam

15.Nov.2019 12:21
0

Në 17 vjetët e parë të jetës së tij Pascal Siakam nuk kishte kapur top basketbolli me duar. Ishte thjesht një lojë që e luanin vëllezërit e tij të mëdhenj.

 Ndonëse babai i tij kishte ëndërruar që një nga fëmijët e tij të luante në NBA, Pascal Siakam, që ishte më i riu nga gjashtë fëmijët, ishte gjithmonë më tepër i interesuar në sporte të tjera.

“Unë kam luajtur futboll. Isha i mirë. Kam mundur të luaja futboll po të doja”, thotë Siakam.

Gjëja ishte se kur rritesh 2 metra basketbolli është vështirë të injorohet.

Duke marrë parasysh se Siakam po luante sportin që nga mosha nëntë vjeç, rezymeja e tij është shumë impresive. Tash si 25-vjeçar, stinorin e kaluar ai u zgjodh lojtari më i përmirësuar në NBA. Ai ishte kontribuues i madh në fitimin e titullit të kampionit të NBA-së me Toronton.

Rruga që e ka çuar deri te NBA nuk mund të thuhet se ishte e zakonshme.
I lindur në Douala, kryeqendrën ekonomike të Kamerunit, Siakam kaloi kohën më të madhe të rinisë në shkollën për prift St Andrews, duke ushtruar për t’u bërë prift në një qytet të vogël të quajtur Bafia.

Tetë orë larg me veturë nga shtëpia e tij dhe me disiplinën e kishës katolike shumë e pranishme në botën e tij, Siakam nuk ka shijuar gjithmonë jetën e qytetit. Por, përvoja fuqishëm e ka formuar atë dhe e ka bërë atë që është.

Strategy Analytics: Apple mund të bëhet lideri i telefonave 5G në 2020
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration