Rooney, lojtar-trajner te Derby County nga janari i 2020-ës
Sport

Rooney, lojtar-trajner te Derby County nga janari i 2020-ës

07.Aug.2019 07:53
0

Tashmë është zyrtare. Wayne Rooney do të jetë lojtari më i ri i Derby County duke filluar nga janari i vitit 2020. Ish-sulmuesi i kombëtares angleze arriti akordin me drejtuesit e Derby-t dhe duke filluar nga muaji i parë i vitit të ardhshëm nuk do të jetë vetëm sulmuesi i klubit të Championship por edhe pjesë e stafit teknik të trajnerit holandez Philip Cocu.

Dëshira e Rooney është që pasi të përfundojë karrierën si futbollist të bëhet trajner dhe Derby i ka dhënë një mundësi të shkëlqyer për të ushtruar në një farë mënyre edhe profesionin e trajnerit pa varur ende këpucët në gozhdë. Një mundësi e shkëlqyer kjo për Rooney që do të fitojë eksperiencë nga bashkëpunimi me Philip Cocu dhe do të jetë gati për të qenë trajner i parë një skuadre në momentin që do t’i thotë stop futbollit të luajtur. 

Rooney ka firmosur për 1 vit e gjysmë me Derby dhe nga kjo marrëveshje do të përfitojë 100 mijë paund në javë dhe rreth 8 milionë paund për 18 muaj. 33-vjeçari i cili te Derby do të mbajë veshur fanellën me numër 32 u shfaq shumë i lumtur për këtë eksperiencë të re duke falenderuar presidentin Mel Morris për mundësinë që i dha ndërkohë që u shpreh shumë i lumtur që do të jetë pjesë e stafit të trajnerit Philip Cocu.

Pas firmës Rooney do të rikthehet te DC United dhe do të tentojë deri në fund të këtij viti të fitojë një trofe në MLS me skuadrën nga Washingtoni.

Prestigjiozja britanike e udhëtimeve: Shqipëria, kjo perlë ballkanike
Shumat marramendëse që ekipet e Europës shpenzojnë për paga të futbollistëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration