Roma e mposht Realin me anë të penalltive në Mabel Green Cup
Sport

Roma e mposht Realin me anë të penalltive në Mabel Green Cup

12.Aug.2019 07:48
0

Roma e ka mposhtur Real Madridin në Mabel Green Cup 5-4 me anë të penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi 2-2.

Los Blancos ishin të parët ata që kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Marcelo në minutën e 16-të, pas asistimit që pranoi nga Luka Modric.

Por, Giallorossët reaguan shumë shpejtë për t’i barazuar shifrat me anë të Diego Perottit (34′), me asistimin që e mori nga Nicola Zaniolo.

 

Pesë minuta më vonë, Marcelo asistoi për Casemiron që shënoi gol të bukur, për ta rikthyer kështu epërsinë.

Por, në minutën e 40′, Edin Dzeko arriti t’i barazonte shifrat në 2-2, me asistimin që pranoi nga Cengiz Under, e që me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë skuadrat kishin raste të pastra për gol, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin, për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Romakët u treguan më të saktë nga pika e bardhë, pasi arritën t’i shënonin pesë penallti, për dallim nga madrilenët që i shënuan katër.

Vendet anëtare të BE-së që nuk dëshirojnë pranimin e vendeve të Ballkanit
Historia e bakllavasë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration