Rivaldo: Arthur është Xavi i ri
Sport

Rivaldo: Arthur është Xavi i ri

16.Sep.2018 21:09
0

Legjenda braziliane e Barcelonës, Rivaldo ka folur fjalë të mëdha për mesfushorin e Barcelonës, Arthur Melo, të cilin e ka cilësuar si ‘Xavi i ri’.

Arthur shkëlqeu në Wembley në fitoren e Barcelonës me rezultat 4-2 në Ligën e Kampionëve kundër Tottenhamit.

 

Kështu, Rivaldo është i kënaqur që bashkëkombësi i tij, Arthur, të marrë shansin e tij për të luajtur te Barcelona. 

Sipas legjendës braziliane, Arthur është personi më adekuat për të zëvendësuar Xavin.

Arthur në aksion ndaj Tottenahmit (Photo by Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Jam i sigurt se Arthur do të përfundojë duke u bërë titullar i rregullt në formacionin e Barçës”, ka thënë fillimisht Rivaldo.

“Ai tregoi aftësitë e tij për të qenë ‘Xavi i ri'”.

Rivaldo e cilëson Arthurin si Xavi i ardhshëm (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)
 

“Ai mund të jetë personi më i mirë për ta zëvendësuar Xavin”, përfundoi braziliani.

Për mesfushorin brazilian kanë folur fjalë të mëdha edhe trajneri Ernesto Valverde dhe mesfushori Ivan Rakitic. /Telegrafi/

Rivaldo: Arthur është Xavi i ri
Shaip Kamberi zgjidhet kryetar i PVD-së, do përballemi fuqimisht me konkurrencën e instaluar të Beogradit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration