Rijaseti i BFI-së shkarkoi Sulejman Rexhepin nga posti i kryetarit
Rajoni dhe Politika

Rijaseti i BFI-së shkarkoi Sulejman Rexhepin nga posti i kryetarit

27.May.2020 13:48
0

Një numër i anëtarëve të Rijasetit të BFI-së në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur në Gostivar, ku morën pjesë 2/3 e anëtarëve të Rijasetit ka marr vendim për shkarkimin nga posti i kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepin dhe në vend të tij si ushtrues detyre ka emëruar myftiniun e Gostivarit Shaqir Fetahu.

“Bazuar në procesverbalin e mbledhjes së jashtëzakonshme të shumicës së anëtarëve të Rijasetit të BFI-së të mbajtur më 27.05.2020, ne të nënshkruarit më poshtë në bazë të Nenit 36 dhe 58 të Kushtetutës së BFI-së, që e përbëjnë më shumë se 2/3 e anëtarëve të Rijasetit të BFI-së, vendosëm njëzëri shkarkimin e Sulejman Rexhepit nga posti Reisul Ulemasë, kryetar i BFI-së. Deri në përgatirjen e kushteve për zgjedhje të reja për ushtrues detyre, kryetar i BFI-së është caktuar myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu”, thuhet në vendimin e Rijasetit të BFI-së.

Spoti zgjedhorë i Vuçiqit pa Kosovën, Bujanocin dhe Preshevën në hartë (video)
Me çfarë procedure u punësuan mjekët dhe motrat medicinale në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc (dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration