Rihapet muzeu i spiunazhit të 007-ave
Atraktive

Rihapet muzeu i spiunazhit të 007-ave

08.Mar.2019 10:43
0

Muzeu më i madh në botë kushtuar historisë së spiunazhit të filmave me 007-a, që do të ketë të gjitha pajiset e përdorura gjatë gjithë historisë së filmave të këtij lloji, do të rihapet pas rikonstruksionit në një qendër të re, më të madhe se ajo e mëparshmja, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Për të gjithë të pasionuarit, por jo vetëm, muzeu do të ofrojë qindra lojëra intriguese dhe interaktive për të zbuluar 007-ën që ndodhet te çdokush prej nesh.

Muzeu pohon se mban koleksionin më të madh në botë të objekteve të spiunazhit, që prej buzëkuqit, që në të vërtetë ishte një pistoletë apo një telekamera që mund të fshihej në kopsat e xhaketës, gjithashtu edhe letrën e shkruar nga presidenti amerikan George Washington për të ndërtuar rrjetin më të madh të 007-ave në Nju Jork.

Muzeu, i themeluar në 2002, është projektuar nga i njëjti arkitekt i qendrës ”Pompidou” në Paris dhe ”Millenium Dome” në Londër.

Ky muze do të inaugurohet më 11 maj.

Stankoviq: Këshilli Kombëtar Shqiptarë t’i zgjidh çështjet brenda juridiksionit
Letra e Abraham Lincoln për mësuesin e djalit të tij
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration