Richard Grenell anulon vizitën në Kosovë
Rajoni dhe Politika

Richard Grenell anulon vizitën në Kosovë

11.Jan.2020 08:19
0

Emisari special i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë -Serbi ka anuluar një vizitë në Prishtinë. Ambasda amerikane në Berlin e ka konfirmuar se Grenell nuk do të udhëtojë në Kosovë, por këtë nuk e ka ndërlidhur me ngërçin që po mbretëron në mes të VV’së dhe LDK’së për formimin e Qeverisë së re.

Një gjë të tillë ekskluzivisht për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga zyra e ambasadorit Grenell në Berlin. 

Anulimi i kësaj vizite të ambasadorit të SHBA’së në Berlin ka ndodhur pasi jo të gjitha palët kanë qenë të gatshme, por pa e specifikuar se cilat palë.

“Në përgjigje të pyetjes tuaj, unë mund t’iu them se ne e kemi anuluar udhëtimin e fundit sepse jo të gjitha palët ishin të gatshme, fatkeqësisht”, ka thënë për Gazetën Express zëdhënësi i Përfaqësuesit Special, Dick Custin.

Grenell para pak ditësh kishte pritur në Berlin tre zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të cilët kishte diskutuar edhe rreth çështjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor, ndërkohë vendi vazhdon të mbetet pa institucione për më shumë se 3 muaj. Grenell kishte qëndruar në Kosovë me 9 tetor ku kishte takuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe zyrtarë të partive politike pëtfshirë kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin me të cilët kryesisht kishte diskutuar për vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi/GazetaExpress/

Ish-kandidati për kryetar në KKSH: Presioni mbi median shqipe, cenim i lirisë
Haradinaj porosi Kurtit: Krijoje Qeverinë ose lësho rrugë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration