Reali po vazhdon të zhytet në krizë, katër ndeshje pa gol
Sport

Reali po vazhdon të zhytet në krizë, katër ndeshje pa gol

16.Sep.2018 21:09
0

Derisa presioni po vazhdon të rritet mbi trajnerin Julen Lopetegui, gazetat spanjolle kanë reaguar të dielën ndaj krizës që është duke e rrethuar Real Madridin.

Gjiganti i La Ligas është befasuar me një humbje të pësuar të shtunën mbrëma në minutat shtesë nga Alavesi. Reali nuk ka shënuar gol në katër ndeshjet e fundit, shkruan sot Koha Ditore.

Adaptimi pa trajnerin Zinedine Zidane dhe superyllin Cristiano Ronaldo, të dy të larguar në verë, po del mjaft i vështirë. Dhe te Reali duhet të ndizet alarmi pas kësaj krize në formë.

Alavesi me fitoren 1:0 ndaj Realit është bashkuar me pikë me skuadrën madrilene me nga 14 sosh.

Gazeta "Marca" në ballinën e saj ka postuar edhe një kronometër për të treguar se sa gjatë ka kaluar që kur Reali ka gjetur golin.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Për serbët në Kosovë, “1.45 milionë euro në ditë nga Beogradi”
Pija me freskinë e erëzave e perimeve që ‘dëbon’ yndyrat nga trupi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration