Real Madridi interesohet për Brozovicin
Sport

Real Madridi interesohet për Brozovicin

12.Feb.2020 10:17
0

Real Madridi thuhet se është duke ndjekur Marcelo Brozovic, një mesfushor 27-vjeçar kroat që luan për klubin italian, Inter. Los Blancos janë të interesuar të përforcojnë skuadrën e tyre në verë dhe njëri nga emrat e fundit të lidhur me një transferim është kroati Brozovic.

Sipas mediumit Mundo Deportivo, Zidane është shumë i interesuar për partnerin e Luka Modricit në kombëtaren kroate, me të cilën arriti deri në finale të Kupës së Botës.

Skuadra italiane dëshiron ta rinovojë atë, por në Itali thonë se shfaqja e Real Madridit po e ndërlikon rinovimin e kontratës së tij. Në këtë sezon, Brozo ka luajtur 28 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar tre gola dhe ka dhënë pesë asistime.

Sipas faqes së specializuar të transferimeve Transfermarkt, vlera e tij në tregu është 60 milionë euro.

Letra e Mit’hat Frashërit më 1920: Qeveria e Tiranës është mjaft e fortë dhe e pajisur mirë për të mbajtur rendin më të përsosur
Samsung Galaxy S20 shumë shpejtë në treg
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration