Rashford kërkon transferimin e talentit të madh te Man Utd
Sport

Rashford kërkon transferimin e talentit të madh te Man Utd

02.Apr.2020 09:31
0

Ylli Manchester United, Marcus Rashford, ka pranuar se do të donte shumë që shoku i kombëtares së Anglisë, Jadon Sancho, të bashkohej me skuadrën e tij para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Sancho është emri më i përfolur në tregun e transferimeve pas dy sezoneve të jashtëzakonshme te Borussia Dortmund.

Në sezonin 2019/2020, Sancho ka regjistruar 17 gola dhe 19 asistime në 35 paraqitje, duke u bërë një nga sulmuesit më të mirë të Evropës, edhe pse është vetëm 20 vjeç.

“Do të ishte mirë (nëse Sancho na bashkohet)”, ka deklaruar Rashford.

“Sancho është një lojtar i shkëlqyer dhe është një lojtar i brezit të ri”.

“Definitivisht është interesante të shohësh atë se çfarë lojtari po bëhet. Shpresoj që të mund të luajmë së bashku, do të ishte mirë”.

Gjuriq: Viktima e parë nga koronavirusi në mjediset serbe në Kosovë
Bale s’e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration