“Ranitidina” me përmbajtje kancerogjene
Trupi dhe shëndeti

“Ranitidina” me përmbajtje kancerogjene

27.Sep.2019 08:45
0

Në ilaçet me lëndë aktive `Ranitidinë`, janë gjetur elementë kancerogjenë. Për këtë arsye Agjencia Kombëtare e Barnave AKBPM njofton mjekët dhe pacientët të tregojnë kujdes me këtë ilaç dhe duhet të heqi ose ndryshojnë përdorimin e këtij ilaçi.

Për këtë AKBPM i referohet të dhënave më të fundit të publikuara në faqen zyrtare të Administratës Amerikane për Barna dhe Ushqime (FDA-Food and Drug Administration) si dhe të Agjencisë Evropianë të Barnave (EMA- European Medicines Agency).

Edhe në Itali janë ndaluar rreth 195 lloje të ndryshme ilaçesh me përmbajtje lënde aktive 'Ranitidinë'.

Por çfarë është Ranitidina, futet tek familja e (Ranitalit)

Ranitidina i përket grupit të medikamenteve që quhen antagoniste të receptoreve histaminike H2. Ajo frenon sekretimin e acidit gastrik nga qelizat e membranës mukoze të stomakut.

Ranital tableta përdoret për :

Mjekimin e ulçerës duodenale
Mjekimin e ulçerës peptidike, nëse nuk ështe malinje (origjinë kancerogjene)
Mjekimin e sindromën Zollinger-Ellison
Gjithashtu, Ranital 150 mg tableta përdoret për:

Parandalimin e ulçerës duodenale
Parandalimin e ulcerës peptidike, nëse nuk ështe malinje (origjine kancerogjene).
Mjekimin ose parandalimin e inflamimin e membranës mukoze të ezofagut, shkaktuar nga refluksi i lëngut të stomakut (refluks ezofagitit).
Profilaksinë e aspirimit të përmbajtjes gastrike gjatë anestezisë së përgjithshme tek pacientët që konsiderohen në rrezik për aspirim të acidit.
Parandalimin e vazhdueshëm të hemorragjisë si: stomakut dhe ulçerative (p.sh. ulçeracion stresi)
Parandalimin dhe mjekimin e dispepsisë
Parandalim e ulçerës duodenale të shkaktuar nga AIJS (anti-infiamatorët josteroidalë).

Reagimi i AKBPM:

AKBPM njofton profesionistët e shëndetit dhe pacientët për një shtim efekti anësor të rëndësishëm në barin me lëndë aktive “Ranitidinë”

Në faqen zyrtare të Administratës Amerikane për Barna dhe Ushqime (FDA-Food and Drug Administration) si dhe të Agjencisë Evropianë të Barnave (EMA- European Medicines Agency) është publikuar njoftimi lidhur me përmbajtjen e lëndës N-Nitrosodimetlamine (NDMA), papastërti e gjendur në barna me lëndë aktive “Ranitidine” duke përfshirë këtu edhe barin “Zantac”. “NDMA” është një lëndë që klasifikohet si kancerogjene, bazuar në disa teste laboratorike të kryera.

Për momentin ka pasur vetëm tërheqje vullnetare nga tregu, nga disa prej firmave që janë prodhuese dhe distribuese të këtij bari.

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore njofton profesionistët e shëndetit si dhe pacientët për këtë efekt anësor të rëndësishëm në barin me lëndë aktive “Ranitidinë” . Njoftimi është bërë edhe për Urdhrin e Farmacistit të Shqipërisë si dhe Urdhrin e Mjekut në mënyrë që për barin e rekomanduar apo përshkruar të jepet informacion për efektet anësore që mund të shfaqen tek pacienti.

Këshillohen pacientet që:

1. Nëse e marrin “Ranitidinë” si bar pa recetë, pra me vetëmjekim, mund të zgjedhin një bar tjetër që jepet pa recetë dhe që përdoret për shqetësimin shëndetësor që ata kanë.

2. Nëse e marrin “Ranitidinë” me recetë, dhe duan ta ndërpresin marrjen e saj, duhet të flasin me mjekun personal në mënyrë që ai t’iu përshkruajë një mjekim tjetër opsional.

Profesionistët e shëndetit janë të lutur që të përdorin formularin e raportimit në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, për çdo efekt të padëshiruar që ata mësojnë, lidhur me barin në fjalë, ose dhe barna të tjera, dhe ta dërgojnë atë në adresën: farmakovigjilenca@akbpm.gov.al.

Pajaziti: Kjo qeverisje ka dështuar në të gjitha sferat, s'ka koalicion me Arsiqin
Oculus Quest 6 mund të kontrollohet vetëm me duar, pa pasur nevojë për pajisjet përcjellëse
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration