Qeveria gjermane për samitin e Berlinit: Do të fokusohemi tek dialogu Kosovë – Serbi
Rajoni dhe Politika

Qeveria gjermane për samitin e Berlinit: Do të fokusohemi tek dialogu Kosovë – Serbi

12.Apr.2019 18:44
0
Stabiliteti dhe zhvillimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi shumë të madhe për Gjermaninë.
 
 

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert e bëri këtë pohim nisur nga takimi i organizuar në Berlin nga Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, në të cilin u ftuan të merrnin pjesë udhëheqësit e Ballkanit.

Duke shpjeguar arsyen e ftesës së Kancelares Merkel dhe presidentit Macron, Seibert tha se ata dëshirojnë të flasin me “bashkëbiseduesit e tyre për sfidat e veçanta në rajon, e në radhë të parë për stadin e dialogut Serbi-Kosovë”.

Seibert nuk pranoi të thoshte asgjë për pritshmëritë ndaj kësaj konference.

“Programi nuk është ende gati”, tha ai, duke shtuar se ky takim “është fryt i mëtejshëm i interesimit të thellë që kemi ne për zhvillimin pozitiv të Ballkanit Perëndimor”.

Në takimin e Berlinit, nga sa shpjegoi zëdhënësi, nuk do të ketë përfaqësues as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as nga Rusia.

“Parimisht, gjendja në Ballkanin Perëndimor është herë pas here temë në bisedat tona me qeverinë amerikane – tha ai. – Por, ne e ndiejmë si një detyrë në radhë të parë europiane, që ta çojmë këtë pjesë të Europës në një të ardhme të qëndrueshme, demokratike dhe me perspektivë europiane”.

Eksperti i “Të gjelbërve” për Ballkanin, Emanuel Sarrazin kërkon ndërkohë çeljen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Seibert tha se në rastin e Shqipërisë do të shihet “funksionimi i institucioneve demokratike dhe i punës parlamentare”. Ai tha se vendimi për çeljen e negociatave do të varet nga progresraporti i Komisionit.

Ambasadori britanik ua rikujton politikanëve kosovarë: Kjo është sfida juaj më e madhe
Mbesin pa “fjalë” rossonerët, shtatë lojtarë po largohen nga Milani
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration