Publikohet dokumentari ‘Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë’
Kulturë

Publikohet dokumentari ‘Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë’

02.Feb.2019 08:31
0

Fondacioni Lumbardhi sot lansoi dokumentarin “ Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë” të prodhuar në vitin 1972.

Ky produkt i Zastava Film  me regji nga Zvonimir Saksida paraqet historinë, traditat dhe bukuritë e Prizrenit me qëllim të promovimit të potencialit turistik të qytetit.

Dokumentari është gjetur në arkivin e Kino Lumbardhit për herë të parë u shfaq në ekspozitën “Përnjëherë e mjegullt dhe e pashmangshme: Modernitetet 1945-1989” të realizuar në kuadër të projektit bashkëpunues “Prizren Urban Memoryscapes” mes Fondacionit Lumbardhi dhe Iniciativës për Histori Gojore të mbështetur nga Fondi Kulturor Franko-Gjerman, Ambasada Franceze, Ambasada Gjermane, Komuna e Prizrenit dhe Sharrcem.

 

Restaurimi dhe digjitalizimi i “Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe Bukurisë” u realizua nga partneri i projektit Instituti Nacional Audio-Vizuel i Francës – INA dhe Ambasada Franceze.

 

Shorti i Kupës së Mbretit, në gjysmëfinale Klasikja Real-Barcelona
Rozafa Shpuza, fituese e Çmimit “Pena e Flakës”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration