PSG, 4 gola ndaj St Etienne, por Neymar humb 11-metësrh
Sport

PSG, 4 gola ndaj St Etienne, por Neymar humb 11-metësrh

16.Dec.2019 08:35
0

Paris Saint Germain vijon i pandalshëm rrugëtimin drejt titullit të radhës kampion në Ligue 1, teksa në ndeshjen përmbyllëse të kësaj të diele mposhti lehtësisht 0-4 St Etienne në transfertë. Fitorja e parisienëve mund të kishte qenë më e thellë nëse Neymar nuk do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë, kur rezultati ishte 0-2.

Paredes zhbllokoi rezultatin me një goditje të fortë nga jashtë zonës në minutën e 9-të, për të ardhur më pas tek momenti i ndëshkimit me karton të kuq të futbollistit vendës, Aholu, në minutën e 25-të, çka ia bëri më të lehtë fitoren skuadrës kryeqytetase.

Në fund të pjesës së parë, Kylian Mbappe i dha epërsinë e dyfishtë skuadrës së drejtuar nga Tuchel, ndërsa pas dështimit të Neymarit nga pika e bardhë (62’) realizoi Icardi e sërish Mbappe.

PSG vazhdon të kryesojë i vetëm Ligue 1 me 42 pikë, 7 më shumë se Marseille e vendin të dytë.

Mendimet e ekspertëve ndërkombëtarë mbi paketën anti-shpifje në Shqipëri
Vlerat fantastike të çajit të jaseminës!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration