Pse Vjosa Osmani është kundër çdo lloj ndryshimi territorial
Rajoni dhe Politika

Pse Vjosa Osmani është kundër çdo lloj ndryshimi territorial

20.May.2020 20:55
0

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një telekonferencë me aktorë të ndryshëm politikë dhe analistë, të organizuar nga Instituti për Studimin e të Drejtave të Njeriut (ISHR), i cili është pjesë e “Columbia University” në SHBA.

Në këtë telekonferencë është diskutuar për aspekte politike nga situata aktuale në vend, siç është tarifa ndaj Serbisë, dialogu dhe reciprociteti.

Osmani ka bërë një vështrim retrospektiv të historisë së shtetit të Kosovës, që nga koha kur ajo ishte pjesë e dialogut me Serbinë, në vitit 2006, e deri te përfshirja e BE-së dhe SHBA-së në këtë temë.

Sipas saj, dialogu më Serbinë, i nisur më 2010, nuk ka prodhuar rezultate në frymën e shpalljes së Kosovës së pavarur.

“Mënyra se si dialogu është formësuar dhe udhëhequr, dhe ajo çfarë ka prodhuar ai, nuk kanë qenë në linjë me atë se çka kanë qenë synimet e atyre që e kanë shpallur pavarësinë, dhe sigurisht nuk ka qenë në linjë me konceptet rreth shpalljes së pavarësisë, e që është vullneti i popullit”, ka thënë Osmani, raporton Zeri.info.

Cili politikan në Preshevë thoshte se nuk ka “Marrëveshje të Konçulit” (video)
Lajçak për dialogun Kosovë-Serb: Ta çojmë deri në fund me arritjen e një marrëveshjeje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration