Pse nuk duhet përdorur uji i nxehtë për lëkurë gjatë dimrit
Trupi dhe shëndeti

Pse nuk duhet përdorur uji i nxehtë për lëkurë gjatë dimrit

16.Sep.2018 21:09
0

Lëkura mund të thahet dhe irritohet

Shpesh shqetësohemi për te mbrojtur trupin dhe fytyrën nga dielli por rrezikojmë ta lëmë pas dore lëkurën gjatë dimrit.

Lëkura duhet të ketë kujdes të veçantë gjatë dimrit, pasi temperaturat e ulëta, era dhe shiu e vënë në provë të vështirë lëkurën. Mirëpo, duhet ta keni parasysh se edhe i nxehti i tepërt në vendet e mbyllura nuk bën asnjëherë mirë, e po ashtu aspak e preferuar nuk është as ndryshimi i menjëhershëm dhe i shpeshtë i temperaturës së ambientit.

Një nga këshillat kryesore për kujdesin ndaj lëkurës gjatë muajve të ftohtë është që të përdorni ujë të vakët, assesi të nxehtë. I ftohti i dimrit shpesh na detyron te përdorim ujë të ngrohtë për dush apo për të larë fytyrën, por kjo nuk është e mirë sepse lëkura në kontakt me ujin shumë të ngrohtë mund të thahet dhe irritohet. 


Efektet anësore që shkakton konsumi i tepërt i kanellës
A po përballet bota me mungesë të insulinës?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration