Protestat në Serbi hyjnë në javën e dhjetë, kërkohet dorëheqja e Vuçiqit
Rajoni dhe Politika

Protestat në Serbi hyjnë në javën e dhjetë, kërkohet dorëheqja e Vuçiqit

11.Feb.2019 07:02
0

Protestuesit po e akuzojnë presidentit Vuçiq për shkelje të lirive demokratike Protestat po zhvillohen nën moton #1nga5milionë, një thirrje që u vendos pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiq, vitin e kaluar kishte thënë për protestat e qytetarëve se ai nuk do të tërhiqet edhe nëse dalin 5 milionë persona.

“Kemi ardhur këtu për tu treguar të gjithëve dhe gjeneratave të ardhshme se edhe nëse nuk e zgjidhim këtë situatë,  jo të gjithë ne kemi mendim të njejtë me presidentin tonë. Dhe kjo të mos harrohet”, tha një protestues.

Ndërsa një protestues tjetër deklaroi: “Kam ardhur këtu sonte, që të mos më duhet të largohem nesër. Besoj se kemi përjetuar mjaft”.

Protestës në kryeqytet iu bashkangjitën edhe studentët e Universitetit të Beogradit, të cilët bënë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Edukimit, Mladen Sarceviq.

Muaijn e kaluar, Sarceviq ka përshkruar një grup të profesorëve universitarë që kanë përkrahur këtë lëvizje kundër presidentit si të “papeshë”. Protestuesit po e akuzojnë presidentit Vuçiq për shkelje të lirive demokratike, kontrollë ndaj mediave si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve politikë. Vuçiq ka mohuar këto akuza. Protestat u ndezën kur një grup njerëzish sulmuan me dhunë politikanin opozitar, Borko Stefanoviq në nëntor të vitit të kaluar.


Pse kinezët shënojnë vitin e ri hënor?
Rashiti: Tre faktorët e diktojnë arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration