Proshuta, salsiçet dhe suxhuku, të rrezikshme për jetën
Trupi dhe shëndeti

Proshuta, salsiçet dhe suxhuku, të rrezikshme për jetën

29.Oct.2019 08:12
0

Një studim i madh ka zbuluar se nëse në menynë tuaj të ushqimeve keni shumë produkte të përpunuara të mishit, si proshuta, salsiçet dhe suxhuku, një gjë e tillë mund t'ju dërgojë më herët drejt vdekjes.

Në analizë është përfshirë menyja ushqimore e gati 500 mijë meshkujve dhe femrave, të cilët janë sëmurë dhe kanë vdekur nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, transmeton Telegrafi.

Studimi i bërë në vende të ndryshme të Evropës ka zbuluar se si mishi i përpunuar është fajtor për 1 në 30 vdekje.

Mu për shkak të kësaj, ekspertët kanë propozuar që njerëzit në menytë e tyre të përditshme ushqimore ta kufizojnë në 20 gramë konsumimin e produkteve të mishit në ditë.

Pas shumë studimesh që kanë shqyrtuar rastet e të sëmurëve dhe ushqyerjen e tyre, këto produkte të procesuara janë klasifikuar në kategorinë e më të rrezikshmëve, siç është plutoniumi.

Po çfarë është mishi i procesuar?

Mishi i procesuar është modifikuar, ose për të rritur kohën e ruajtjes së tij, ose për t’i ndryshuar shijen me metodat e tymosjes, duke i shtuar erëza, kripë, ose ruajtës artificial.

Thjesht të kalosh mishin në grirës nuk do të thotë që produkti i përftuar është mish i përpunuar, nëse ai nuk modifikohet më tej.

Mishi i përpunuar përfshin salsiçe, hot-dog, sallame, mish viçi të përpunuar dhe paketuar, proshutë, mish kutie dhe salca me mish. Janë kimikatet e shtuara gjatë përpunimit që mund të rrisin rrezikun e tumorit.

Gatimi me temperaturë të lartë si ato mbi skara, mund të krijojë gjithashtu kimikate të rrezikshme.

Por, sigurisht, mishi ka edhe vetitë e tij pozitive dhe prandaj nuk është këshilluar kurrë të hiqet nga përdorimi, por duhet konsumuar në sasi të vogla dhe të përpunohet e gatuhet në mënyrë të sigurt, që mos të ketë asnjë lloj pasoje në shëndet. 

NBA/Warriors në krizë të thellë, dyshja James-Davis u jep fitoren Lakers
Tesla zbulon versionin e fundit të “çatisë me xham diellor”, synon 1.000 instalime në javë brenda disa muajsh
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration