Propaganda komuniste, për “gratë e prapambetura tiranase”
Kulturë

Propaganda komuniste, për “gratë e prapambetura tiranase”

16.Sep.2018 21:09
0

Sa herë qe vjen nandori, m’kujtohen historitë që dëgjoja gjatë fëminis sime në shtëpi, si i vranë komunistët intelektualët mbarë nëpër Tiranë pas “çlirimit”, qofshin këta vendali ose jo. Ç’rëndësi nga ishin, ata ishin njerëz të gjakut tim, që s’meritonin torturat komuniste dhe plumbin gjakatar. Edhe përse? Vetëm se nuk besonin n’atë frymë politike, pasojat e së cilës i vuajmë ende dhe sot.

Fryma e re që zaptoi Tironën me vrasje, pushkatime, tortura, burgosje, vjedhje, turlilloj harbutërinash, që ai qytet bujar as i kishte pa e as i kishte dëgjuar ndonjëherë më parë t’ia bënte bashkombasi vet at’ gjam’. Ahhhh… po, mbase kur Kurt Pasha i Beratit më 1787 kishte dasht ta fuste me përdhunë Tiranën nën udhnat e tija, gjë që tironasit ishin vetmbrojt me nder e me gjak, ku edhe lindi vllaznia shekullore me komunitetin e nderum llacifac tironas. Se serb e austriak gjene t’paktën s’flisnin shqip. Nejse, se humba fillin. Asikohe ishte Osmanlija, Austria, ‘Talia etj., bënin ligjin si pushtues, por m’1944 e për 44 vjet kush e bëri vëlla vrasjen? Kush vazhdon ende ta bëi? Njerëzit që për një shtëpi, që ia dhuronte Partia në Tiranë, mbasi ia kishin grabit vendaliut, futën plumba ndër shqiptarët e studiuar. Nuk kursyen gazetarët, shkrimtarët, klerikët, pa fol për femra e fëmi. A ta ken bo gjumin rehat m’shpiat e huja t’atyne që vran?!

Me përdhunën që futën në Tiranë, sollën dhe mentalitetin inferior. A thua se jeta s’kishte egzistu më parë se 1944. Bota ecën me kalendar para e mbas Krishtit kurse tek ne jo, para 1944 s’kishte gjë. Me ta lindi çdo gjë, lindi njeriu i ri, veçse lindi mbrapsht. Ne bëmë 130 për qind rritje, matematikë analfabetësh. Ne e bëmë femrën shqiptare edhe traktoriste, edhe kamioniste, edhe yzmeqare akoma më shumë… ehu! Por, një komunitet që mori një përdhunë propaganduese ishte ai i femrave tironase vendalie. Partia u lodh duke i paraqitur si të prapambetme. Sikur femrat e këtij qyteti s’dishin gjë përveç ferexhesë, si duket nuk i kishin pas pa fotot e Marubit t’femrave katolike t’Shkodër lokes me ferexhe. Kush dreqin e merr vesht?!

Kështu propaganda e kuqe hidhte baltë mbi prapambetjen e femrës tironase. Edhe ime gjyshe, që e kishte mbaru shkollën aty, deri m’1998 s’tregoi nga friga komuniste ku kishte pas studiuar. Aq shumë ishin tromaksur nga bashkombasi keqdashës. Ama, Partia trumpetonte prapambetje ndër këta femra vendalie të kryeqytetit. Sikur ishin të padalme, të paveshme, të pa mësueme me qen femra, sigurisht me çarçaf mëndafshi s’kish’ flejt kush prej tyre që shanin, e pra hallat e time mëje ishin rritur ashtu. Njëra përfundoi duke shitur qymyr prej urrejties inferiore. Halla e tim eti fliste 3 gjuhë të huaja etj. Nuk dua të flas për femrat e fisit tim, por po sjell për kujtesën kolektive disa femra tironase vendalie në fotot e para komunizmit. Do habiteni nga prapambetja./ KultPlus.com

Tironsja Nadire Llagami me veshje qytetare popullore.

Tironsja Nevrez Këlliçi me bashkshortin, 1937. Zotni Sakiqi do t’pushkatohej. Familjes Këlliçi do t’i merrej gjithë pasuria.

Tironsja, gjyshja ime Qerime (Struga) Tufina, shkolluar në institutin Nana Mretneshë në Tiranë. Vëllain që i mbeti me studime në Itali nuk e pa për 44 vjet. “Daj Xhemoli” ishte kthyher si legjend e përrallave fëminore.

Serbia thotë se edhe Grenada e ka tërhequr njohjen, MPJ e Kosovës e mohon
Vazhdojnë të bien çmimet e banesave me qira në Zvicër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration