Promovohet libri “Roli dhe rëndësia e objekteve fetare në Luginë të Preshevës”
Lugina Kulturë

Promovohet libri “Roli dhe rëndësia e objekteve fetare në Luginë të Preshevës”

20.Nov.2019 11:31
0

Në Bujanoc në ambientet e Shtëpisë së Kulturës është promovuar libri “Roli dhe rëndësia e objekteve fetare në Luginë të Preshevës” i autorit Sedat Beqiri nga Bujanoci me redaktor të librit Florim Mellova nën organizim të nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).

 Të pranishëm ishin dashamirë të librit dhe të kulturës fetare. Për t'i përshëndetur të pranishmit doli kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa, drejtori i shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili dhe në emër të kolektivit të shkollës në të cilën punon edhe autori i librit, i përshëndeti poetesha, Jalldëze Kasumi.

 Për librin foli redaktori i librit, Florim Mellova si dhe kumtuesit tjerë: Ibrahim Rrustemi dhe Bejtulla Bejtullahu. Pati edhe deklamime nga libri në fjalë. Autori i librit, mr. Sedat Beqiri, përzemërsisht i përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrje në përurimin e librit të tij.Në këtë aktivitet shoqata ndau dy mirënjohje: Aforistit të njohur nga Lugina e Preshevës, Halim Hasanit për librin 3000 aforizma dhe shtëpisë së kulturës në Bujanoc për bashkëpunim.

Gjenden pas një shekulli 600 shishe konjak dhe liker në Baltik, mund të pihen ende!
Kamberi pret nxënës nga shkolla “Shehremin Anadolu Lisesi” e Stambollit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration