Pretendohet se ka rrjedhur shorti i Ligës së Kampionëve, këto janë “çiftet”
Sport

Pretendohet se ka rrjedhur shorti i Ligës së Kampionëve, këto janë “çiftet”

15.Mar.2019 10:19
0

Tifozë të shumtë të ekipeve të mbetura në Ligën e Kampionëve janë “çmendur” pasi që së fundmi është raportuar se janë zbuluar çiftet e çerekfinales së Ligës së Kampionëve akoma pa u mbajtur shorti.

UEFA gjithmonë ka qenë në qendër të spekulimeve të konspiracioneve dhe gjithmonë kishte akuza për manipulim të shortit, transmeton Koha.net. 

Tash, disa përdorues të Twitter pretendojnë se “një zyrtar i Ligës së Kampionëve e ka postuar këtë fotografi në Twitter dhe e ka fshirë pas disa sekondash”. Në atë fotografi shihet logoja e Ligës së Kampionëve, një pjesë ku thotë se është “dokument sekret” dhe pastaj çiftet.

Sipas kësaj fotoje, çiftet e çerekfinales do të jenë: Liverpool vs. Ajax, Juventus vs. Porto, Manchester United vs. Tottenham Hotspur dhe Barcelona vs. Manchester City.

Shorti i Ligës së Kampionëve mbahet sot në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës.

 
Sulm racist në një xhami në Zelandën e Re
Publikohet video e plotë nga kamera e sulmuesit në xhaminë në Zelandën e Re
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration