Presidenti Trump tha se presidenti francez e ka fyer NATO-n
Rajoni dhe Politika

Presidenti Trump tha se presidenti francez e ka fyer NATO-n

03.Dec.2019 13:04
0

Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi të marrën presidentin francez Emmanuel Macron për komentet e tij në të cilat e përshkroi NATON si "klinikisht të vdekur", duke thënë se komentet e udhëheqësit francez janë “deklaratë e keqe”.

Duke folur përkrah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, derisa udhëheqësit e vendeve anëtare, u mblodhën për një samit në Londër, presidenti Trump tha se “ju thjesht nuk mund të shkoni vërdallë duke bërë deklarata të tilla sikurse ato për NATO-n".

Komentet e presidentit Macron u bënë në një intervistë me revistën britanike The Economist, muajin e kaluar. Ai që atëherë ka mbrojtur qëndrimet e tij, duke thënë se NATO-s "kishte nevojë për një alarm zgjimi" dhe duhet të përqendrohet në çështje të ndryshme nga shuma e parave që secili anëtar shpenzon për mbrojtjen.

Presidenti Trump dhe presidenti Macron do të takohen gjatë së martës.

Shpenzimet e mbrojtjes janë nënvizuar vazhdimisht nga presidenti Trump që kur morri detyrën në vitin 2017 dhe u ankua se Shtetet e Bashkuara po bartin barrën e tepruar financiare.

Përveç buxhetit vendet anëtare të NATO-s, tha sekretari Stolteberg, do të diskutojnë për luftën kundër terrorizmit, kontrollin e armatimeve, marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën.

Samiti po mbahet derisa presidenti Trump përballet në shtëpi me një hetim për shkarkimin e tij. Ai përsëriti kritikat e tij të martën për demokratët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, duke thënë se është e padrejtë të mbahen seanca ndërsa ai po merr pjesë në samit.

Por, ai mohoi mundësinë që procesi të ketë dobësuar pozitën e tij derisa po takohet me udhëheqësit botëror.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/rump%20in%20france.jpg): failed to open stream: No such file or directory
3 Dhjetori Dita Nderkombetare e Personave me Aftesi te Kufizuar
Thellohen mospajtimet, LDK - LVV pa datë për vazhdimin e bisedimeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration