Presidenti Thaçi në Japoni: Kosova vend ideal për investime
Rajoni dhe Politika

Presidenti Thaçi në Japoni: Kosova vend ideal për investime

12.Sep.2019 08:46
0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e tretë të vizitës së tij në Japoni ka vizituar federatën më të madhe të bizneseve në Japoni “Keidanren”, ku ka prezantuar mundësitë e investimit në Kosovë.

 Presidenti Thaçi ka thënë se tregu i Kosovës me popullatën më të re, të talentuar, me ligjin për investime strategjike, me infrastrukturën rrugore dhe pozitën gjeografike përbën një vend ideal për investimet japoneze, derisa i ka ftuar përfaqësuesit e kompanive dhe korporatave japoneze që me 2 tetor 2019 të marrin pjesë në Seminarin e Bizneseve të Kosovës, që do të mbahet në Vjenë.

Në vijim gjeni të plotë postimin e presidentit Thaçi në rrjetin social Facebook:

Në federatën më të madhe të bizneseve në Japoni “Keidanren”, kam prezantuar mundësitë për të investuar në Kosovë. Tregu i Kosovës me popullatën më të re, të talentuar, me ligjin për investime strategjike, me infrastrukturën rrugore dhe pozitën gjeografike përbën një vend ideal për investimet japoneze. I ftova të gjithë përfaqësuesit e kompanive dhe korporatave japoneze që me 2 tetor 2019 të marrin pjesë në Seminarin e Bizneseve të Kosovës, që do të mbahet në Vjenë, ku pritet që në detaje të prezantohen mundësitë për investime në Kosovë. 

Apple prezanton iphone 11, ja çfarë duhet të dini për këtë telefon
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës: Do të luftojmë bashkë deri në vdekje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration