Presidenti Thaçi mirëpret miratimin e Ligjit për Simbolet Kombëtare në Malin e Zi
Rajoni dhe Politika

Presidenti Thaçi mirëpret miratimin e Ligjit për Simbolet Kombëtare në Malin e Zi

29.Dec.2019 09:22
0

Me 41 vota pro, është miratuar Projektligji për Simbolet Kombëtare i hartuar nga ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Malin e Zi, i cili garanton edhe përdorimin e lirshëm të flamurit shqiptar nga shqiptarët e Malit të Zi. 

Miratimin e këtij ligji e ka mirëpritur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Miratimi i Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare nga Kuvendi i Malit të Zi është lajm i mirë për të gjitha komunitetet që jetojnë atje. Ky vendim e forcon edhe më shumë multietnicitetin dhe ndjesinë e përkatësisë së çdo qytetari në Mal të Zi”, shkruan Thaçi në Facebook.

Thaçi tutje shkruan se “në çdo shoqëri demokratike është shumë e rëndësishme që asnjë individ apo grup të mos mbetet i margjinalizuar, i harruar apo i përjashtuar prej saj”.

“Si President i Republikës së Kosovës e uroj Malin e Zi dhe gjithë bashkëkombësit shqiptarë në këtë vend fqinj, të cilët me shekuj të tërë e ruajtën identitetin tonë kombëtar”, përfundon Thaçi.

Nën qytet zbulohet minerali i çmuar, 100 mijë banorët e tij do të zhvendosen
PVD organizoi tubim me simpatizuesit e vet në Bujanoc (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration