Presidenti i Serbisë merr dozën e parë të vaksinës kineze
Rajoni dhe Politika

Presidenti i Serbisë merr dozën e parë të vaksinës kineze

07.Apr.2021 10:57
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Vuçiç ka marrë vaksinën kineze Sinopharm dhe ftoi edhe qytetarët e tjerë për t’u vaksinuar.

“Vaksina është jetë. I lus të gjithë njerëzit të vaksinohen. Morëm një kontingjent të ri vaksinash nga Kina, sot do të marrim 106.000 vaksina nga Pfizer. Ne kemi vaksinat dhe duhet të përpiqemi të shpëtojmë jetën e njerëzve, sepse ne tashmë kemi humbur shumë jetë ”, tha ai.

Presidenti i Serbisë gjithashtu kujtoi se nga sot, vaksinimi është i mundur në 170 qendra shëndetësore pa regjistrim.

Cili është numri i të vaksinuarëve në Serbi, 736 efekte anësore ndaj COVID-19
Kompania "TURKER" nga Stambolli dhuron 525 kontejnerë donacion për komunën e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration