Presidenti i Barcelonës: Po përgatitemi për jetën pas Leo Messit
Sport

Presidenti i Barcelonës: Po përgatitemi për jetën pas Leo Messit

07.Feb.2019 16:40
0

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se aktiviteti i klubit në tregun e transferimeve tregon se ata janë duke u përgatitur për jetën pas Lionel Messit.

Muajin e kaluar Barça e konfirmoi blerjen e mesfushorit 21-vjeçar të Ajaxit, Frenkie de Jong, për 75 milionë euro, transmeton gazeta Express.

Messi, tani 31-vjeçar, i ka shënuar 581 gola në 664 ndeshje për Barcelonën.

“E di se një ditë, Lionel do të thotë se po pensionohet”, tha Bartomeu për BBC Radio 5.

Messi i ka edhe dy vite të tjera në kontratën e tij aktuale me klubin dhe Bartomeu thotë se pensionimi i Messit ende është larg.

Megjithatë, 25 herë kampioni i La Ligës është duke kërkuar të blejë lojtarë për ta futur klubin në një epokë të re, në mënyrë që të sigurohet se suksesi vazhdon.

“Ne duhet ta përgatisim klubin për të ardhmen”, tha Bartomeu, i cili do ta përfundojë mandatin si president në vitin 2021.

“Po sjellim lojtarë madhështorë të rinj në moshë në ekip sepse na duhet ta vazhdojmë epokën e suksesit. Kjo është përgjegjësia jonë”, theksoi ai.

Në vitin 2017, Messi pati thënë se i ishte afruar ëndrrës së tij për ta përfunduar karrierën në shtëpi, pasi nënshkroi kontratë të re me Barçën, me klauzolë lirimi në vlerë 700 milionë euro.

Ai i ka fituar nëntë tituj të La Ligës, katër trofe të Ligës së Kampionëve si dhe gjashtë të Kupës së Mbretit me Barcelonën.



Kjo nuk pritej! Interi largon nga skuadra yllin e madh
Albanologjia, krenari e shpërfillur
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration