Presidenti çek i thotë Vuçiqit, Më pëlqen Serbia, por nuk më pëlqen Kosova
Rajoni dhe Politika

Presidenti çek i thotë Vuçiqit, Më pëlqen Serbia, por nuk më pëlqen Kosova

11.Sep.2019 09:39
0

Presidenti çek Milos Zeman u dëgjua duke thënë se "nuk i pëlqen" Kosova, ndërsa takohej me presidentin serb Aleksandar Vuçiq pas mbërritjes në Beograd, të martën.

Zeman ndodhet në Serbi për një vizitë dyditore që pritet të përqendrohet në përmirësimin e lidhjeve tregtare midis dy vendeve.

Ai i tha zotit Vuçiq në Aeroportin e Beogradit se "më pëlqen Serbia dhe populli serb", duke shtuar më pas me zë të ulët: "dhe nuk më pëlqen Kosova".

Serbia nuk e njeh deklaratën e pavarësisë së Kosovës, por Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën.

Vuçiq nuk iu përgjigj drejtpërdrejt komentit të presidentit Zeman, por u përgjigj "faleminderit shumë".

Më vonë ata morën pjesë në një ceremoni për vendosjen e kurorës në Monumentin e Mbrojtësve të Beogradit 1914-1918/VOA

Universiteti Internacional i Novi Pazarit dega në Preshevë me objekt të ri universitar
Kosova i jep fund serisë pa humbje – mposhtet nga Anglia, por nuk turpërohet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration