Poshtërim për BE-në, italianët detyrohen të vaksinohen në Serbi me dozat ruse e kineze
Rajoni dhe Politika

Poshtërim për BE-në, italianët detyrohen të vaksinohen në Serbi me dozat ruse e kineze

08.Apr.2021 07:36
0

Kriza me COVID-19 në Evropë ka detyruar italianët që të rezervojnë vende në Serbi për të marrë doza të vaksinave kineze e ruse.

Kjo vjen pasi Evropa po përballet me valë infektimesh dhe shkurtime në doza të vaksinave.

Sipas mediumit italian, Corriere Della Sera, doktorët në Itali po tentojnë të marrin vaksina në Serbi, një shtet i cili ka vetëm 26 për qind të popullsisë të vaksinuar. 

Serbia ka rritur vaksinimet pas marrëveshjeve me Kinën dhe Rusisë për dozat e tyre, Sinopharm dhe Sputnik V, transmeton The Sun.

Edhe pse nuk janë aprovuar nga Rregullatori Evropian i Barnave, mjekët italianë po vazhdojnë të caktojnë takime për të marrë vaksinën.

Shtetasit italianë tani po caktojnë takime të tilla përmes konsullatës së Serbisë në Milano dhe ambasadës në Romë.

Në Serbi vaksinat janë falas për të huajt dhe njerëzit me apo pa leje qëndrimi.

Javën e kaluar, mijëra evropianë kaluan kufijtë për t’u vaksinuar falas në Serbi.

Ushqimet që duhen shmangur sepse përkeqësojnë tiroiden
Kurti dhe Osmani të koordinuar për dialogun me Serbinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration