Popaj mbush 90 vjeç
Atraktive

Popaj mbush 90 vjeç

17.Jan.2019 14:15
0

I krijuar nga shkrimtari amerikan i romaneve vizatimorë, Elzie Crisler Segar dhe i sjellë në skenë nga Dave dhe Max Fleischer, ai u shfaq për herë të parë pikërisht më 17 janar 1929, pak ditë pasi ishte shfaqur një tjetër mit, thënë ndryshe ”Tin Tin”-i dhe, që nga ai moment suksesi i tij nuk u shua kurrë, aq sa gjatë viteve ’30 të shekullit të kaluar u bë më i dashur nga miushi Topolino.

Sot Popaj apo ndryshe ”Krahu i hekurt”, me atë çibukun e përhershëm në gojë, me syrin pak të shtrembër nën kapelen e marinarit, me tatuazhin mbi krahun muskuloz, me kutinë me spinaq gjithmonë i gatshëm për ta ngrënë që të përballej me të Keqin, me të fejuarën e gjatë dhe të hollë Olivia, mbush 90 vjeç dhe, që në kontaktin e parë me publikun e pushtoi atë për të mos e lënë më kurrë.

Me rastin e 90-vjetorit ka dalë një tjetër serial i quajtur ”Klubi animator i Popajt”, që është një kapitull i ri vizatimor për King Features, i titulluar “Aventurat në ishull të Popajt”, dhe i kushtohet më të vegjëlve, pasi këtu Krahu i Hekurt është më i ri, me një balluke në flokët bjond dhe më i paparashikueshëm.

Ai respekton mjedisin duke mos përdorur më kutitë me spinaq, por duke e kultivuar mbi çatinë e shtëpisë së tij. Më bindës është evolucioni i Olivias, e cila është më e pavarur dhe që ia arrin t’ia dalë edhe e vetme!.

Jonuz Musliu, simbol i qëndresës dhe bashkimit në Luginë të Preshevës (video)
“Der Spiegel”: Dëshmohet përfshirja e UDB-së në atentatin mbi Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën më 1982
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration