Politikani opozitar serb: Pajtimi me shqiptarët ndodh vetëm kur Vuçiqi dhe Thaçi s’janë më në pushtet
Rajoni dhe Politika

Politikani opozitar serb: Pajtimi me shqiptarët ndodh vetëm kur Vuçiqi dhe Thaçi s’janë më në pushtet

06.Apr.2021 14:25
0

"Për njëzet vjet, ju jeni duke u përpjekur ta zgjidhni çështjen e Kosovës duke shtypur Serbinë për të njohur diçka – dhe askush nuk do ta njohë atë. Dhe çfarë keni bërë në 20 vjet?! Asgjë. Po sikur të modifikoni pak qasjen tuaj, ose përndryshe do të vazhdoni ta bëni këtë për 20 vjet të tjera dhe do të përfundoni duke bërë asgjë”, tha kryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë në Serbi, Dragan Gjilas.

“Pajtimi me popullin shqiptar mund të ndodhë vetëm nëse Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi nuk janë në pushtet”, theksoi Gjilas në TV N1 të hënën.

Ai shprehu një bindje se ekziston një shans që pajtimi mes serbëve dhe shqiptarëve të ndodhë me udhëheqjen e re të Prishtinës. Duke folur për qëndrimin e Prishtinës zyrtare se nuk do të dialogojë me Serbinë nëse kjo e fundit nuk e njeh Kosovën, Gjilash tha: “Këto janë qëndrimet e tyre. Pse qëndrimi ynë do të ishte si i tyre?!”. 

Ai pretendoi se fakti që ai do të fliste me të gjithë ata shqiptarë që duan jetë më të mirë – që fëmijët e tyre të jetojnë më mirë, që njerëzit të lëvizin lirshëm dhe që studentët të shoqërohen dhe të luajnë sporte – nuk është vetëm çështje e të menduarit me dëshirë.

Sipas Gjilas, zgjidhja e problemit me Kosovën qëndron në shansin që negociatorët ndërkombëtarë “të ndryshojnë qasjen e tyre pas 20 viteve presion ndaj Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës – gjë që ata nuk kanë arritur ta bëjnë”.

“Njëzet vjet pas bombardimeve, ju po përpiqeni ta zgjidhni çështjen e Kosovës duke bërë presion në njërën palë për të njohur diçka – dhe askush nuk do ta njohë atë. Dhe çfarë keni bërë në 20 vjet?! Cfare bëre?! Asgjë. Po sikur ta modifikoni pak qasjen tuaj, ose përndryshe do të vazhdoni ta bëni këtë për 20 vjet të tjera dhe do të përfundoni duke bërë asgjë”, tha ai.

Partia e Lirisë dhe Drejtësisë e udhëhequr nga Gjilas kundërshton pavarësinë e Kosovës.

Këto janë masat e reja anti-COVID në Kosovë, hyjnë në fuqi nga dita e mërkurë
Shaip Kamberi dhuron libra Bërnabiqit e Vuçiqit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration