Policia përdorë gazlotsjellës ndaj protestuesve në Tiranë
Rajoni dhe Politika

Policia përdorë gazlotsjellës ndaj protestuesve në Tiranë

14.Dec.2020 07:13
0

Në Shqipëri është protestuar për të pestën ditë me rradhë për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga policia, në mesnatën e së hënës (7 dhjetor).

Protesta filloi në sheshin Skënderbej të kryeqytetit Tiranë, pranë ndërtesën kryesore të qeverisë së kryeministrit, Edi Rama. Protestuesit brohorisnin "Pa drejtësi, nuk ka qetësi!" dhe "Drejtësi për Klodianin!".

Protestuesit para sheshin kryesor të Tiranës.
Protestuesit para sheshin kryesor të Tiranës.

Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e shefit të policisë dhe lirimin e atyre që janë arrestuar në disa ditë përplasje me policinë.

Më vonë disa protestues hodhën gurë në stacionin policor të Tiranës, duke nxitur reagimin e policisë e cila u përgjigj me gazlotësjellës dhe topa uji.

Protesta më të vogla u mbajtën në qytete të tjera.

Klodian Rasha është vrarë në mesnatën e së hënës, pasi besohet se nuk i është bindur patrullës së shërbimit dhe është larguar me vrap.

Familjarët e tij kanë pohuar se djali kishte dalë vetëm për të blerë një paketë cigare dhe faji i tij i vetëm ishte se nuk kishte maskë për mbrojtje nga koronavirusi dhe ka qenë jashtë banesës pas mesnate.

Ai është thënë të jetë vrarë afër hyrjes së shtëpisë.

Polici që vrau të riun 25-vjeçar është paraqitur të premten para gjykatës, ku i është konfirmuar masa e arrestit të tij me burgim.

Kryeministri, Edi Rama ka kërkuar falje për atë që ai e quajti të shtënat "e pashpjegueshme dhe plotësisht e paarsyeshme" ndaj Rashës dhe ministri i tij i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dha dorëheqjen të enjten.

Shumë njerëz janë arrestuar në pesë ditë protesta dhe pothuajse 300 janë akuzuar për mbajtjen e një proteste të paligjshme gjatë pandemisë, si dhe për zjarrvënie dhe shkelje të rendit publik.

Autoritetet thonë se 26 oficerë policie dhe të paktën katër protestues janë plagosur gjatë përleshjeve. Rama ka akuzuar politikanët e opozitës, përfshirë presidentin Ilir Meta, për nxitje të protestave të dhunshme.

Partia Demokratike fajëson Ramën për vdekjen e Rashës dhe po premton se do të rrëzojë kryeministrin në zgjedhjet parlamentare të prillit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar partive politike të Shqipërisë që të tregojnë përmbajtje./REL/

Në Serbi, 56 të vdekur dhe 4.995 raste të reja me COVID-19
Deputetja popullore, Nadije Beqiri kërkoi rritjen e transferit për komunën e Bujanocit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration