PISA e radhit Kosovën edhe më keq se në vitin 2015
Rajoni dhe Politika

PISA e radhit Kosovën edhe më keq se në vitin 2015

03.Dec.2019 12:18
0

Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën “PISA”, e radhiti këtë vit Kosovën në vendin e 77-të, në mesin e 79 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi.

Kosova, në këtë listë, lë prapa vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet.

“PISA”, studimi më i madh ndërkombëtar në botë për arsim, ka bërë vlerësimin për njohuritë e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë.

Vlerësimi në shkollat e Kosovës është realizuar në muajin prill të vitit të kaluar.

Kosova për herë të parë ka qenë pjesë e këtij vlerësimi në vitin 2015, kur edhe atëherë ka treguar rezultate të dobëta.

Atëbotë, Kosova është radhitur në vendin e 68-të, në mesin e 72 vendeve që kanë marrë pjesë në këtë test.

Mbretëria e Norvegjisë 167 mijë euro investime për ujë të pishëm në Preshevë
3 Dhjetori Dita Nderkombetare e Personave me Aftesi te Kufizuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration