Petrisch: Kurti duhet të jetë i hapur për kompromis me Beogradin
Rajoni dhe Politika

Petrisch: Kurti duhet të jetë i hapur për kompromis me Beogradin

05.Jan.2020 18:02
0

Ish-diplomati austriak, Wolfgang Petrisch, ka folur për zhvillimet politike të pas 6 tetorit në Kosovë.

Petrisch thotë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme kishte ardhur si rezultat i ngopjes së qytetarëve me elitat e vjetra dhe korrupsion e nepotizmin.

“Mendoj se përzgjedhja e Kurtit është dëshmi se populli i Kosovës është i ngopur me elitat e vjetra dhe korrupsionin e nepotizmin”, ka thënë Petrisch, raporton Gazeta Express.

 Ish-diplomati thotë se shpreson që Qeveria e re në Prishtinë të jetë në gjendje të rrëzojë sistemin politik të mbizotëruar  nga figura të kohës së luftë dhe që kanë të kaluar të diskutueshme.

“Kurti e bazoi fushatën e tij jo vetëm në politikën e jashtme dhe raportet me Beogradin, por edhe në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, varfërisë, papunësisë dhe krimit të organizuar”, shprehet Petrisch.

 Megjithatë njohësi i rrethanave në Ballkan thotë se Kurti duhet të jetë i hapur drejt gjetjes së një kompromisi në raport me dialogun me Serbinë.

“Shpresoj që ai të ketë sukses, por ai gjithashtu duhet të kuptojë që gjetja e një marrëveshje me Beogradin dhe të qënit i hapur për një kompromis të drejtë është po aq e rëndësishme dhe urgjente” , ka potencuar Wolfgang Petrisch.

S’ka fitues në derbin e Katalonjës, Barça rikthen kreun
Gjykata në Beograd i cakton 30 ditë paraburgim Nezir Mehmetajt
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration