Peticion: Lahuta është shqiptare
Kulturë

Peticion: Lahuta është shqiptare

16.Sep.2018 21:09
0

Një peticion është lansuar në internet, i cili i drejtohet Qeverisë së Shqipërisë në lidhje me ndërmarrjen e masave urgjente për vendimin e UNESCO-s që instrumenti lahuta nuk është i Serbisë.

“Ky peticion i drejtohet qeverisë së Shqipërisë që të ndërmarrë masa urgjente dhe të reagojë ndaj vendimit të UNESCO-s që lahuta nuk është instrument Serb, por të paraqesë të gjitha faktet që shteti Shqiptarë ka në dispozicion dhe ta faktojë që lahuta është e jona, e kreshnikëve të Malësisë e jo e sllavëve të Karpateve”, thuhet në peticion. 

Tutje, ata që krijuan peticionin kanë theksuar se: “nëse nuk reagohet shpejtë atëherë sllavët do të përvetësojnë ç’do gjë shqiptare dhe kështu do të na dënojë historia siç na ka dënuar vazhdimisht duke mos bërë asgjë për të mbrojtur trashëgiminë tonë kulturore”.

Çfarë i shkakton gurët në veshka dhe ç’duhet të bëni për të zvogëluar rrezikun
Dua Lipa arrin majat e suksesit në botë, ju falënderon për një vit të mrekullueshëm
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration