Përvjetori i botimit të “Alfabetares së gjuhës shqipe”  Moti sot në Kosovë Moti sot në Kosovë
Kulturë

Përvjetori i botimit të “Alfabetares së gjuhës shqipe” Moti sot në Kosovë Moti sot në Kosovë

27.Feb.2019 07:12
0

Më 27 shkurt të vitit 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”, e cila u botua me nismën e atdhetarëve Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës.

 Ishte një nga veprimtaritë më të rëndësishme të patriotëve shqiptarë të Stambollit, të cilët më 12 tetor 1879 themeluan “Shoqërinë e të Shtypurit të Shkronjave Shqip”, shoqëri kulturore, që kishte për synim të nxiste zhvillimin e kulturës në gjuhën shqipe dhe ta vinte atë në shërbim të çështjes së çlirimit kombëtar nga Turqia.

Me alfabetin, plotësonte një nga kërkesat bazë për përhapjen e propagandës atdhetare dhe i hapte rrugën botimeve të para serioze të Rilindjes sonë Kombëtare. Në gjirin e saj bashkëpunuan ngushtësisht myslimanë të mëdhenj si vëllezërit Frashëri, katolikë të shquar, si Pashko Vasë Shkodrani, e ortodoksë të mësuar e atdhetarë si Jani Vreto, ishte pra model i bashkëpunimit ndërmjet feve në shërbim të Atdheut.

Gjithsesi çështja e alfabetit të shqipes do të zgjidhej përfundimisht vetëm me Kongresin e Manastirit, që u mblodh më 14 nëntor 1908, ku u hartua një alfabet i ri me shkronja latine. Është alfabeti që përdorin edhe sot e kësaj dite gjithë ata, të cilët shkruajnë shqip. 

Arifi në takim me koordinatorin Hoti: Kjo një shpresë për bashkim me Kosovën
Kosnett: Me kohë, armiqtë mund të kthehen në miq
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration