Përkrahësi i idesë për shkëmbim territoresh humb ulësen në Kongresin amerikan
Rajoni dhe Politika

Përkrahësi i idesë për shkëmbim territoresh humb ulësen në Kongresin amerikan

11.Sep.2018 01:09
0

Kongresisti republikan nga Kalifornia Dana Rohrabacher, prorus dhe proserb, ka humbur ulësen në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e djeshme.

Sipas njoftimeve, kundërshtari i tij Harley Rouda, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka fituar me 50.7 për qind të votave.

Rohrabacher, përkrahës i presidentit DOnald Trump, është i njohur për deklaratat proruse e proserbe.

Ish-kongresisti ka qenë nga përkrahësit e hershëm të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi si zgjidhje.

 

Para një jave, bashkë me 7 kongresistë të tjerë ai i ka shkruar sekretarit të Jashtëm të SHBA-së Mike Pompeo një letër, përmes së cilës i kërkohej administratës amerikane të përkrahë zgjidhjen e propozuar serbe për këmbim territoresh.

Kongresisti i ri nga Kalifornia, Harley Rouda, ka qenë përkrahës i republikanëve deri para dy vitesh.

Ndryshe, Rohrabacher ka qenë kongresist në tri dekadat e fundit.

Konfirmohet marrëveshja që Kylian Mbappe kishte me Real Madridin para se të kalonte te PSG
Meta takon arbëreshët në Itali, “mirënjohës që ruajtët traditat dhe gjuhën e Skënderbeut”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration