Përdoruesve të iPhonet po iu bllokohet “Apple ID”, kështu mund t’i zhbllokoni ato
Shkencë dhe teknologji

Përdoruesve të iPhonet po iu bllokohet “Apple ID”, kështu mund t’i zhbllokoni ato

16.Sep.2018 21:09
0

Një dukuri e çuditshme është duke ju ndodhur shumë përdorues të iPhoneve - atyre po iu bllokohet “Apple ID”.

Kjo normalisht do të duhej të ndodhte nëse ndokush tenton disa herë të qaset në “Apple ID” duke shkruar fjalëkalimin gabimisht, por tani pa tentuar fare shumë përdorues nuk po mund të qasen në llogaritë e tyre, transmeton Koha.net.

Është e paqartë ajo se çfarë po e shtynë sistemin e Apple që të bllokojë llogaritë e njerëzve, por kur kjo po u ndodhë përdoruesve, atyre po u kërkojnë që të ‘resetojnë’ fjalëkalimin.

Përdoruesit mund ta vërejnë nëse ata janë të prekur nga kjo thjesht duke hyrë në Settings, pasi sistemi operativ iOS do t’i njoftojë ata që disa cilësime të “Apple ID” duhet të përditësohen, transmeton Koha.net.

Për shkak të kësaj anomalie, përdoruesit gjithashtu humbin qasjen në iMessage, iCloud e Apple Music nëse nuk verifikojnë identitetin e tyre.

Disa përdorues pasi të hynë në Settings e të rishkruajnë fjalëkalimin “Apple ID” do t’u zhbllokohet, ndërsa atyre të cilëve kjo nuk ju funksionon, duhet të ndërrojnë fjalëkalimin.

Eshtrat e Mid’hat Frashërit mbërrijnë në Shqipëri, sot rivarrimi në Tiranë
Nga Inva Mula te Dua Lipa: Yjet shqiptarë mblidhen në Romë për këtë arsye!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration