Pendohet Xhaka: Nuk e pranoj dot këtë situatë, dua të luaj me Arsenalin
Sport

Pendohet Xhaka: Nuk e pranoj dot këtë situatë, dua të luaj me Arsenalin

22.Nov.2019 08:41
0

Granit Xhaka nuk e pranon dot situatën në të cilën ndodhet dhe kërkon të kthehet sa më shpejtë në dispozicion të Arsenalit për të zbritur në fushën e lojës. Pas revoltimit që pati ndaj tifozëve, trajneri Unai Emery i hoqi jo vetëm shiritin e kapitenit mesfushorit me origjinë shqiptare por edhe mundësinë për të zbritur sërish në fushë me fanellën e Arsenalit. Edhe pse gjasat janë që Xhaka të largohet në merkaton e janarit, në një intervistë Granit deklaroi se dëshiron të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës.

“E kam të qartë idenë se si duhet të vazhdojë situata, dhe Arsenali e di këtë. Ende kam një kontratë me ta dhe do të isha i lumtur nëse rikthehem në klub. Kështu, mund të zgjidhim problemet. Do të ketë patjetër një zgjidhje, pasi nuk mund ta pranoj atë që ka ndodhur me mua”, u shpreh Xhaka.

Momentalisht ajër më të ndotur se Prishtina kanë Pakistani, India…
Ndryshimet në gojë zbulojnë sëmundjet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration