Pasuria e fjetur e Kosovës: Lexoni 6 fakte të rralla për Trepçën
Rajoni dhe Politika

Pasuria e fjetur e Kosovës: Lexoni 6 fakte të rralla për Trepçën

15.May.2019 01:18
0

E zbuluar para disa shekujsh, Trepça posedon sasi të mëdha të pa eksploruara të plumbit dhe zinkut, që ia zgjasin jetën edhe për shumë vjet. Trepça është një minierë e lashtë plumbi, zinku,argjendi, kristaleve dhe mineraleve të ndryshme në Mitrovicë, shkruan Gazeta Metro.

Nga 1945 deri në vitin 1990, miniera ka punuar pa ndërprerje, me një kapacitet mesatar prodhues prej rreth 600,000 ton në vit. Pas luftës, gjatë periudhës 2000-2004, miniera ndaloi së prodhuari, por ka hulumtuar dhe është përgatitur për punëtori të prodhimit. Kështu në vitin 2005 miniera filloi prodhimin e Pb (Plumbit) dhe Zn (Zinkut) me kapacitet minimal.

Për t’ju njohur më mire me të, Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që mund të mos i keni ditur:
1. Emri i Trepçës
Ky emër i lashtë ka prejardhje nga gjuha shqipe. Fillimisht ajo ne kohën e lashtë kishte tri furra për shkrirje, po nga kjo arsye rrjedh edhe pjesa e parë emrit, pra TRE. Kurse pjesa e dytë PÇA rrjedh nga “poça” (me pjekë), d.m.th “Tri pjekëset” apo “Tri furrat”.

2. Rezervat e përgjithshme minerale të të gjitha minierave të Trepçës, vlerësohen të jenë rreth 58 milionë tonë. E konvertuar në vlerë monetare me çmimet e sotme të tregut, do të thotë një pasuri prej 8-10 miliard euro, përcjellë KOHA.

3. Nga viti 2009 e deri në vitin 2012, një kompania zvicerane “Glencore” që ka blerë produktet e Trepçës, ndërsa më vonë edhe Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, etj.

4. Gjatë gjithë veprimtarisë minerare prej 70 vitesh, nga vendburimi janë nxjerr 35 milion tonë xehe.

5. Miniera e Trepçës është një kompleks i madh industrial. Dikur kjo kompani kishte 23 mijë punëtorë, ndërsa ishte njëra nga kompanitë më të mëdha në Jugosllavinë socialiste, shkruan Gazeta Metro.
6. Pas Luftës së dytë Botërore, Trepça, ka qenë një konglomerat me 40 miniera dhe fabrika, që shtrihen më së shumti në Kosovë, por gjithashtu edhe në Serbi dhe Mal të Zi.

Kompleksi metalurgjik i Trepçës bie kryesisht në rajonin e Mitrovicë, qyteti i ndarë në dy pjesë, veriu dhe jugu. Në njërën anë të qytetit (veri) jetojnë serbët, ndërsa në jug jetojnë shqiptarët./gazetametro

Shefat Isufi i gatshëm për meçin e karrierës, e ka këtë mesazh për shqiptarët (video)
Letra e çamëve myslimanë drejtuar Lidhjes së Kombeve: Nuk jemi turq, mos na shkëmbeni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration