Pas 9 vitesh Facebook vendos të lançojë aplikacionet desktop të Messenger
Shkencë dhe teknologji

Pas 9 vitesh Facebook vendos të lançojë aplikacionet desktop të Messenger

03.Apr.2020 09:18
0

Mbase problemi më i madh i Messenger për momentin është se mund të përballojë thirrje në grup për vetëm 8 persona, shumë më pak sesa Zoom me 100 dhe 500 persona.
Pas 9 vitesh Facebook vendos të lançojë aplikacionet desktop të Messenger
Pas 9 vitesh nga debutimi Facebook vendosi të lançonte aplikacione të Messenger në desktop. Rrjeti social solli aplikacionet për kompjuterët Windows dhe Mac ndërsa në javët e fundit është vënë re një rritje masive e përdorimit të aplikacioneve të komunikimit dhe video-konferencave.

Ndërsa ishte e mundur që të përdornit aplikacionin por vetëm përmes një shfletuesi, tashmë do të keni një aplikacion të dedikuar. Në të vërtetë Facebook zbuloi planet për aplikacionet desktop të Messenger vitin e kaluar në konferencën F8.

Këtë vit u mendua se kjo konferencë do të shërbente si destinacioni final i aplikacioneve përpara se të bëheshin publike por me anulimin e saj për shkak të koronavirusit u bë prezantimi i tyre pa shumë zhurmë mediatike.

Për herë të parë Messenger pati një aplikacion desktop në 2011 përpara se të anulohej shumë shpejtë. Mbase problemi më i madh i Messenger për momentin është se mund të përballojë thirrje në grup për vetëm 8 persona, shumë më pak sesa Zoom me 100 dhe 500 persona.

Si funksionon?
Së pari duhet të shkarkoni aplikacionin nga dyqani respektiv i aplikacioneve në MacOS dhe Windows: https://www.messenger.com/desktop

Mund të telefononi deri në 8 persona njëherazi në një videothirrje. Nuk keni pse të kërkoni për numrin e telefonit apo e-mail-in e askujt përsa kohë i keni miq në Facebook ata do të shfaqen në listën e kontakteve.

Ju mund të përdorni Messenger në Desktop për të komunikuar me video me një person tjetër në smartfon apo tablet. Mund të dërgoni përmbajtje si GIF të përdorni sfonde dhe filtra AR.

Problemi më i madh është numri i personave me të cilët mund të komunikoni njëherazi me video. Po pika e fortë? Është një prej shërbimeve të komunikimit me qëndrueshmërinë më të lartë. 

“Muzeu im”, ftesë për të paraqitur trashëgiminë kulturore familjare
Kushtoni vëmendjen dy përbërësve tek sapunët antibakterial, mund të dobësojnë imunitetin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration