Pas 76 ditëve Kina heq bllokimin në Wuhan nga COVID-19
Rajoni dhe Politika

Pas 76 ditëve Kina heq bllokimin në Wuhan nga COVID-19

08.Apr.2020 08:33
0

Pas 76 ditëve Kina ka hequr bllokimin në qytetin Wuhan, që ishte imponuar për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton AA.

Siç raportojnë mediat lokale, rreth mesditës së sotme autoritetet lejuan trafikun të lëvizë jashtë kryeqytetit Wuhan të provincën qendrore Huber. 

Muajin e kaluar, Kina njoftoi se më 8 prill do të heq kufizimet në Wuhan, qytet me 11 milionë banorë.

Më 23 janar, Kina vendosi bllokimin në Wuhan për të frenuar përhapjen e koronavirusit në këtë qytet ku për herë të parë u shfaq koronavirusi.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi me epiqendër të re Evropën, pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.3 milionë, me mbi 76 mijë vdekje dhe mbi 292 mijë të shëruar.

Mustafa thotë se në Luginën e Preshevës s’ka asnjë shqiptar të prekur nga COVID -19?
'Shqiptari më i urryer në botë' kërkon lirimin nga burgu që të ndihmojë në luftën ndaj COVID-19
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration