Pas 70 vjetëve gjendet anija e flotës së Hitlerit
Atraktive

Pas 70 vjetëve gjendet anija e flotës së Hitlerit

03.Feb.2019 09:50
0

Një anije gjermane, pjesë e flotës së zhdukur të Adolf Hitlerit, që u fundos në Detin e Zi gjatë Luftës së Dytë Botërore, është zbuluar.

U-23 ndodhej 40 metra nën sipërfaqen e ujit, rreth 3.7 kilometra larg nga bregu i Agvas, një destinacion turistik popullor rreth 97 km nga Stambolli.

Zbulimi mahnitës u bë gjatë xhirimeve të një dokumentari të prodhuar nga transmetuesi publik turk dhe nga marina e vendit.

Pamjet u morën nga TCG Akin e marinës turke, anije që përdoret për shpëtimin e nëndetëseve, që në mesin e pajisjeve të saj ka një aparat fotografik i cili mund të zhytet deri në 1,000 metra.

ROV kapi pamjet e para të anijes së zhdukur prej 280 tonësh.

Anija ishte pjesë e një flote prej 6 nëndetësesh që lundruan nga Gjermania në Rumani në fillim të luftës, duke bërë që të udhëtonin rreth 2,000 milje nga porti Konstancës në Detin e Zi.

Të gjitha anijet U-18, U-19, U-20, U-21, U-22, U-23 janë pjesë e flotës së humbur të Hitlerit dhe kanë frymëzuar një sërë ekspeditash nënujore për t’i gjetur.

Në vitin 2018, zhytësit gjetën rrënojat e U-20, që ishte pjesë e flotës së dërguar nga Hitleri për të sulmuar anijet luftarake ruse në Detin e Zi.

Miratohet Projektligji për delegacionin e Kosovës në dialogun me Serbinë
Daçiq tregon arsyet pse duhet të arrihet zgjidhje për Kosovën gjatë mandatit të Trumpit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration