Paralajmërohen masa të reja kundër përhapjes së Covid-19 në Kosovë
Rajoni dhe Politika

Paralajmërohen masa të reja kundër përhapjes së Covid-19 në Kosovë

28.Jul.2020 08:40
0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar masa ta reja pas rritjes së rasteve me COVID-19, në Kosovë.

Ai ka thënë se do të ketë kufizim të lëvizjes dhe tubimeve që nga dita e nesërme

Zemaj madje ka folur edhe për qytetarët të cilët po kalojnë fundjavat në vende të tjera, që sipas tij po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve.

“Turizmi i fundjavës në vende tjera dhe kthimi i qytetarëve nga vendet e vizituara, tubimet si protestat e ndryshme, ngjarjet sportive pa respektim të masave mbrojtëse dhe aktivitete të tjera po ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e numrit të rasteve të Covid-19, dhe për pasojë po shkaktojnë ngarkesën e spitaleve dhe profesionistëve shëndetësor”, ka thënë Zemaj në konferencën për media.

Për miratimin e vendimeve të propozuara nga ministri Zemaj, Qeveria e Kosovës pritet të mbaj një mbledhje.

Mediat kosovare kanë raportuar që në masat e reja do të përfshihet edhe karantinimi një javor për të gjithë qytetarët që kthehen nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Sot në Kosovë është raportuar për numër rekord të rasteve të reja, gjithsej  276 sosh. Ndërsa janë konfirmuar edhe tetë viktima nga Covid-19.

Secili që hyn në Gjermani do të testohet për koronavirus
“Alexa Shqiptare”, programi kompjuterik që kthen gjuhën e folur Shqipe në të shkruar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration