Paralajmërimi i cili mund t’jua shpëtojë jetën: Përse dera e dhomës së gjumit gjithmonë natën duhet të jetë e mbyllur!
Trupi dhe shëndeti

Paralajmërimi i cili mund t’jua shpëtojë jetën: Përse dera e dhomës së gjumit gjithmonë natën duhet të jetë e mbyllur!

06.Nov.2019 08:34
0

Jeni ndër ata njerëz të cilët kanë shprehi që gjatë natës lënë hapur derën e dhomës së gjumit?

Shumica e njerëzve mbajnë të hapur derën, ndërkaq arsyet janë të shumta, nga ato që t’i dëgjojnë më mirë fëmijët nga dhoma tjetër deri te arsyeja që temperatura të jetë e shpërndarë në mënyrë të barabartë, transmeton Telegrafi.

 Pothuajse 60 për qind e njerëzve konsiderojnë që kështu është më e thjeshtë dhe nuk e çajnë kokën fare.

Mirëpo, dera e hapur apo dera e mbyllur e dhomës së gjumit mund të jenë vendimtare për jetë dhe vdekje!

Instituti për hulumtim të sigurisë FSRI ka bërë një hulumtim të madh në ShBA, ndërkaq rezultatet kanë treguar që shumica e njerëzve besojnë që më e sigurt është që të flihet gjumë me dyer të hapur.

Mirëpo, e vërteta është krejtësisht ndryshe!

Në të vërtetë, kur është dera e mbyllur ngadalësohet përhapja e flakëve në rast të rënies së zjarrit, zvogëlohet tymi helmues, përmirësohet niveli i oksigjenit në dhomë dhe ulet temperatura.

 Vetëm disa minuta për të ikur nga zjarri

Në një fushatë të madhe në ShBA organizatat e sigurimit në bashkëpunim me zjarrfikësit kanë bërë një anketë të madhe dhe kanë paralajmëruar që dyert e mbyllura mund të kenë rol vendimtar në shpëtimin e jetëve të njerëzve.

Gjithashtu, këshillohet që dyert e dhomave të fëmijëve duhet të jenë të mbyllura. Ajo që shumica e prindërve dëshirojnë ta shmangin – pikërisht është shumë me rëndësi, thekson FSRI-a.

Hamilton: Nuk e di si duhet të ndihem
Pesë arsye pse është e rrezikshme ta injoroni shfaqjen e thinjave
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration